Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh të qytetarit dixhital, i cili shoqërohet edhe me video.

Personazhi kryesor në këtë lojë të publikuar nga Berisha është ish-ministri Tahiri.  Në mesazhin e Berishës shkruhet se “Saimir Trafikanti është loja që ka pushtuar smartfonat e të rinjve shqiptarë!”

Gjithashtu në mesazhin e qytetarit dixhital shfaqet ish-ministri i Brendshëm  teksa përpiqet të kalojë detin përmes një varke.

Kjo video sipas qytetarit digjital është shkarkuar me mijëra herë në aplikacionet e telefonave, ndërsa për këtë  video të rinjtë programues thuhet mes tjerash se i ka ndihmuar edhe kryebashkiaku Veliaj.

“Saimir trafikanti” quhet loja më e re, e programuar nga disa të rinj shqiptarë. Të indinjuar nga performanca e Tahirit, kur ishte në krye te ministrisë, ata kanë dashur që bëmat e tij t’i prezantojne edhe në një dimension tjetër. Personazhi kryesor i lojës është Saimiri që përpiqet të kalojë detin me një varkë të mbushur me hashash. Ajo që bie në sy janë prangat, dhe qëllimi është prangosja e Tahirit”. Kjo lojë ka arritur që simbolikisht të shprehë mbështejten e pakursyer që Tahiri u ka dhënë trafikantëve për mbjelljen e të gjithë Shqipërisë me hashash, si dhe për trafikimin në anën tjetër të detit. Nën zë thuhet se programuesit janë mbështur edhe nga rivali i Tahirit në PS, Erion Veliaj, i njohur për përdorimimin e shumë mënyrave për të përmirësuar imazhin e tij dhe për të shkatërruar atë të rivalit politk. Por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lojë ka “ngjitur” dhe është shkarkuar me mijra e mijra here herë në smartfonët e të rinjve shqiptarë.”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb