Saimir Pirgu, tenori shqiptar me famë botërore, i ftuar sot në programin “A Shoë” në Neës 24, komentoi shprehjen me të cilën ngriti një furtunë të vërtetë dhe një lum akuzash ndaj vetes.

Ai thotë se e përdori frazën “do më duhen 200 mijë shfaqje të rekuperoj dëmin e një gome të djegur” si një metaforë dhe irritim ndaj atyre që e përdorin protestën. Pirgu thotë se nuk ka asgjë me ata që protestojnë.

Ishte një metaforë por thelbi është konkret dhe i qartë. “Nuk jam penduar për gjërat që kam thënë, por habitem nga mënyra se si janë transformuar fjalët e mia. Shumë gjëra nga Shqipëria më duken absurde. Nuk e kam me popullin, me ata që protestojnë. Më irritojnë ata që e përdorin popullin për qëllimet e tyre. Më irriton fakti kur nëpër botë na tregojnë me gisht dhe na thonë që ne jemi si popujt e Afrikë, se nuk dimë të bëjmë shtet”,- sqaron Pirgu.

Sa për Samitin e Diasporës, ku u nderua me “Shqiponjën e Artë të Diasporës”, Pirgu thotë se një gjë e tillë mund të ketë prekur disa prej të ftuarve, por se ai mendon që e meritonte një respekt të tillë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: