Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është treguar tepër i përpiktë mëngjesin e sotëm, teksa ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda fiks në orar, për seancën e radhës të gjyqit kundër tij.


Në seancën e sotme, Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të lexojë pretencën për ish-ministrin, si dhe të kërkojë masën e dënimit për të. Pretenca e Prokurorisë ndaj ish-ministrit Tahiri u shty në muajin korrik, për shkak të nisjes së pushimeve verore.

Saimir Tahiri shoqërohej sot nga avokati i tij, Maks Haxhia, ndërsa në seancën e fundit para pushimeve, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar.


Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.


(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb