Pasi i shpëtoi burgut, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Teksa nuk i kurseu ironitë për vendimin, Tahiri gjatë fjalës së tij tha se ‘nuk qesh dhe as nuk qan dot për vendimin’.


“Meqë ca kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim, unë i bie që kam shpërdoruar detyrën (ironizon). Më lini ta përtyp, nuk qesh dhe nuk qaj dot. Nesër do ju ftoj që të ndajmë ca mendime. Mu duk një gjë që; je i pafajshëm, por s’kemi këllqe që ta themi”, tha ai.


Mes të tjerash Tahiri tha se për dy vite ishte hetuar si trafikanti më i madh në Shqipëri. “Dy vite jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë. Si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge. Meqë kushërinjtë paskan përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. Zoti ju ruajtë dhe juve, ishalla nuk ju përdor njeri emrin se e hëngrët. Nuk e konsideroj fitore por maja e betejës sime. prisni deri nesër edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi se….Duhet të gjej edhe unë një shteg se si ta lexoj vendimin e gjykatës”, tha Tahiri.


Pyetjes nëse sot ndihej fitimtar apo jo, Tahiri iu shmang duke thënë se: “Që mos ta zgjasim, se janë pyetje të drejta por kam frikë se do jap një përgjigje jo të drejtë….më lini nesër. Është një ditë tjetër që të komunikojmë bashkë. Nëse ju do e keni terezinë. Nuk di ç’tju them. Më thanë që ke disa kushërinj që kanë përdorur emrin tënd…c’mund t’ju them. Ska lidhje…nesër dëgjohemi.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)