Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një foto të një breshke në “Facebook”.

Tahiri me anë të fotos me breshkën tregon sesi procesi gjyqësor ndaj tij po zvarritet. Sipas Tahirit, ka 2 vjet që zgjatet një proces kundër tij, ndërsa politikanët e tjerë i jaën shmangur drejtësisë me shtyrje.

Ai thotë se kur kjo ndodh me të, vetëm mund të imagjinohet se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë.

  • foto galeri

Postimi i Saimir Tahirit:

Me avash se Breshka…

U shty perseri, kesaj radhe se eshte gushti perpara, e gushti eshte pushim ???

Nje mal me politikane i jane shmangur drejtesise me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e perfundoi me burra me botox e flokelyer.

Ndersa une kerkoj te mos shtyhet! Vetem kaq! Drejtesi!

Kur kjo zvarritje ndodh me mua qe kam mundesi te flas para mediave, vaj halli c’ndodh me njerezit qe ulerasin per drejtesi e nuk degjohen.

P.S. Me gjithe respektin per breshken…

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: