TIRANË 

Ka mbërritur në gjykatë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sot zhvillohet seanca e parë gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit. Pritet që Tahiri të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Kjo është seanca e parë e Tahirit te Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ai akuzohet nga prokuroria për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Gjyqtarët që po shqyrtojnë dosjen penale të Tahirt janë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Ish Ministri i Brendshëm akuzohet se ka favorizuar grupin kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai përfundoi i pandehur pasi u hetua për 18 muaj, që nga tetori i vitit 2017 kur u ngritën dyshimet se sa ka lidhje me grupin e Habilajve që trafikonte drogë drejt Italisë.

Bashkë me Saimir Tahirin të pandehur u morën dhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.

Ish-ministri i ka mohuar akuzat e prokurorisë, pasi sipas tij organi i akuzës nuk ka asnjë provë kundër tij.  Më herët prokuroria e Katanias mbylli hetimet ndaj ish-ministrin e Brendshëm, pasi ndaj tij nuk u gjetën prova që e implikonin në trafikun e drogës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb