Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se ka një dallim thelbësor mes rastit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryetarit të Bashkisë Durrës Vangjush Dako.
Rama u shpreh se Tahiri u vu zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria, kurse Dako thjesht është përfolur dhe nuk ka asnjë akuzë të komunikuar kundrejt tij. Kreu i qeverisë theksoi se kjo është arsyeja se përse sot Dako mban një post në PS, por nga ana tjetër nuk u kandidua më për kryetar të Bashkisë së Durrësit.
“Saimir Tahiri u vu nën akuzë nga drejtësia, ndërsa në rastin e Vangjush Dakos nuk ka asnjë dënim, por përflitet. Në rastin e Vangjush Dakos, nëse do të ndodhte që të ishte i dënuar siç ndodhi në Shkodër, do të përjashtohej menjëherë”, tha Rama.
(d.xh/Balkanweb)