TIRANË-Gazetarët e kronikës janë më të ekspozuarit ndaj ngjarjeve tragjike dhe janë pikërisht ata që nuk mund të shfaqin asnjë shenjë gëzimi kur raportojnë një lajm. Por duket se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zbuluar sekretin për t’i bërë të lumtur. Pas gazetarit të ‘The Economist’, Tim Judah, Policia e Shtetit ka marrë me vete në një mision kundër drogës, gazetarët e kronikës. Reporterët e terrenit kanë vërshuar në arat me hashash duke bërë fotografi.

Sic e shihni dhe në foto që kanë publikuar vetë gazetarët në rrjete sociale, pohohet shprehja, ‘lumturine që na solli Ministria e Brendshme’.
E në fakt duket se, Tahiri ka vënë në zbatim strategjinë e Koco Kokëdhimës që promovon hashashin për qëllime kurative.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: