Pritej me padurim rezultati përfundimtar i analizave të gjurit të Mauro Ikardit. Argjentinasi, të cilit iu hoq shiriti i kapitenit javën e shkuar, u ankua për një shqetësim fizik përpara nisjes së skuadrës drejt Vjenës për sfidën ndaj Rapidit.

Por edhe ditët më pas Ikardi ka zgjedhur stërvitjet individuale dhe nuk i është bashkuar skuadrës. Kjo ngriti dyshimet e drejtuesve, që i kërkuan mjekut të verifikonte shqetësimet e sulmuesit dhe sot, analizat i kanë dhënë të drejtë klubit.

Ikardi nuk është i dëmtuar, por ka zgjedhur t’i bëjë bisht skuadrës për t’u mos u përballur me shokët, të cilët ishin dakort mr gradimin e Samir Handanoviç si kapiten të ekipit. Tashmë e ardhmja e Ikardit tek Interi është veç një pikëpyetje e madhe, me tifozët që kanë dalë kundër idhullit të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: