NGA KLAJDI BODLLI

VORE– Vesi del me shpirtin. Është pikërisht kjo thënie që i përshtatet më së miri Sajmir Sinës 26-vjecarit të arrestuar nga policia kriminale e Vorës. Sina i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim është arrestuar për përvetësim të një shume parash me anë të mashtrimit.

26-vjeçari, i cili punonte si shpërndarës në një kompani peshku ka sajuar një histori filmash për një shumë parash, e cila i përkiste firmës ku punonte, por që e mori për të luajtur bixhoz.

Sina kishte humbur në bixhoz rreth 84 mijë lekë të reja, para që i përkisnin kompanisë. Për të justifikuar humbjen e parave ai ka ideuar një histori grabitjeje.

Teksa po kthehej nga Durrësi për në Tiranë, Sina ka bërë një telefonatë të rreme në sallën operative ku ka denoncuar se 3 persona kanë tentuar vjedhin. Por në fakt ai ka braktisur mjetin e tij dhe ka shkuar në këmbë deri në Komisariatin e Policisë Vorë.

Pas hetimeve dhe marrjes në pyetje të 26-vjeçarit policia kriminale e Vorës ka arritur të zbulojë se e gjitha ishte një lojë e tij.

Saimir Sina me origjinë nga Durrësi akuzohet për mashtrim, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe njoftim të rremë të organeve të rendit.
klajdiii
INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 13.02.2018, ora 23:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Sajmir Naim Sina, i datëlindjes 29.02.1992, banues në Durrës, me arsim 8 klasë, sepse në orën 07:44, në Portin e Durrësit, me anë të mashtrimit ka përvetesuar shumën prej 84.000 lek, ku më anë të telefonit ka bërë njoftim të rreme, se në fshatin Ahmetaq, tre persona të pa identifikuar e kanë ndaluar mjetin në përdorim tip “Opel” me targë AA043IZ, duke tentuar për ta vjedhur ku me veprimet e tij ka dashur te fshehe dhe tjetërsoje provat për zbulimin e ngjarjes duke mashtruar për shumën si dhe mjeti rezultoi se e ka braktisur vet. Nenet 272, 301 e 143 të K.

Më datë 13.02.2018, ora 23:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Sajmir Naim Sina, i datëlindjes 29.02.1992, banues në Durrës, me arsim 8 klasë, sepse në orën 07:44, në Portin e Durrësit, me anë të mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 84.000 lek, ku më anë të telefonit ka bërë njoftim të rreme, se në fshatin Ahmetaq, tre persona të pa identifikuar e kanë ndaluar mjetin në përdorim tip “Opel” me targë AA043IZ, duke tentuar për ta vjedhur ku me veprimet e tij ka dashur te fshehe dhe tjetërsoje provat për zbulimin e ngjarjes duke mashtruar për shumën si dhe mjeti rezultoi se e ka braktisur vet. Nenet 272, 301 e 143 të Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: