Para çerekfinaleve të Champions League mes Arsenalit dhe Real Madridit, ylli i Topçinjve dhe Anglisë, Bukayo Saka foli në konferencë para ndeshjes.  Ai tha se është  entuziast për faktin se do të përballet kundër Los Blancos.

“Unë mendoj se do të jetë mbrëmja më e rëndësishme në fanellën e Arsenalit. Si lojtarë jemi gati dhe të etur të japim gjithçka, por sinqerisht, edhe tifozët  duhet të jenë të sigurtë që do jetë ndeshja më e mirë që kanë parë ndonjëherë.”

Rinovimi?

“Nuk ka nxitim, ka edhe dy vite kohë.  Të gjithë e dinë se çfarë mendoj unë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb