Dëmtimi i Saka ka shqetësuar tejmase Arsenalin. Në konferencë për shtyp, trajneri i londinezëve, Mikel Arteta tha se sulmuesi do të jetë jashtë fushe për disa javë.

“Ky nuk është një lajm i mirë. Ai do të jetë jashtë për disa javë. Është një goditje e rëndë, për ne do të jetë një sfidë të luajmë pa të”- tha ai.

Saka do të mungojë për Boxing Day  dhe për takime të rëndësishme si ato ndaj Manchester United apo Aston Villa.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb