Presidenti Bajram Begaj, ka uruar sot 80-vjetorin e Çlirimit.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se 80 vite më parë vendi ynë doli triumfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.

Ai shton se sakrifica e dëshmorëve të atdheut është amaneti ynë.

Postimi i plotë:

80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.
Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.
Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.
Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb