“Unë e di që njerëzit i kanë të gjithë sytë tek opozita; dhe që s’kanë fuqi të presin asnjë minutë dhe janë në padurim. E di fare mirë që duan një rezultat dhe të shohin ndryshimin; por më lejoni t’ju them që kjo nuk tregon më shumë gjykimin mbi opozitën sa tregon pafuqinë për të duruar me ketë qeverisje.”Kështu u shpreh sot ish deputeti i PD-së Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Open”.


Sipas Salianjit, aksioni i opozitës u legjitimua edhe nga OSBE/ODIHR, ndërsa tha se opozita bëri që sot të flitet për zgjedhje të parakohshme.


Unë po ashtu me keqardhje duhet ti thërras memories dhe t’ju kujtoj çfarë ka bere kjo opozite; ka sakrifikuar çdo gjë qe mundte. Nuk mund te ishte dhe e pastër dhe e përfshire; ishim ne një moment ekstrem. Ende jemi, unë uroj ta kemi bere rrugën me te shkurtër madje sot është legjitimuar jo vetëm nga OSBE/ODIHR por nga vete ju ne studio.


Këtë ka bere opozite jemi je vitin e 6 dhe diskutojmë qarte për largim te kësaj qeverie dhe ulje me opozitën! Opozita ka bere atë qe ju sonte diskutoni për zgjedhje te parakohshme dhe për zgjidhje qe shkojnë drejt opozitës!”, tha Salianji.

(BalkanWeb)