Sfida padyshim më interesante e raundit të 1/32 të FA Cup ishte ajo e zhvilluar në Fly Emirates të Londrës, ku Arsenal u përball me Manchester United.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar me të dyja skuadrat që nuk guxuan shumë, ndërkohë fraksioni i dytë do të niste menjëherë me gol, teksa një aksion i shpejtë nga e djathta i miqve, me Garnachon që jep një asist perfekt brenda zonës për portugezin Bruno Fernandez që nuk fal duke kaluar United në avantazh. Megjithatë gjërat do të komplikoheshin për miqtë pasi në minutën e 61, mbrojtësi Dalot do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.
Avantazhi numerin do të shfrytëzohej në maksimum nga vendasit, kjo pasi Gabriel për vendasit do të gjente rrjetën 2 minuta më pas. Në minutën e 72 “Topçinjtë” patën shansin të kalonin në avantazh, teksa Havertz pengohet brenda zonës, duke fituar një penallti. Odegard godet por gabon, me topin që devijohet nga portieri turk i United, Altay Bayndir. Kjo do të ishte vetëm nxehmja për portierin e miqve që do të ishte protagonist edhe në fund, aty ku ai ishte deçiszive me pritjen që kreu ndaj Havertz.
Ndërkohë për United, Bruno Fernandez, Diallo, Yoro, Lisandor Martinez dhe Joshua Zirkzee u treguan të saktë, duke bërë që skuadra e Amorim të shijonte suksesin në kupë, me shpresën për të nisur ringritjen edhe në Premier League, aty ku skuadra e United vijon të mos bëjë mirë.
Mjaft i kënaqur u shfaq në fundin e sfidës, tekniku i United, portugezi Ruben Amorim:
“Lojtarët luftuan të gjithë. Ndonjëherë në futboll kjo është gjëja më e rëndësishme. E merituam të fitonim, për mënyrën se si luftuam nga nisja e ndeshjes deri në fund. Nuk ishim në kontroll të topit, por megjithatë ishim në kontroll të situatave brenda ndeshjes. Treguam karakter, merituam ta kalonim turnin”.