Mohamed Salah me shumë gjasa do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Në fakt lojtari është gjithmonë e më larg “The Reds” me të cilët i përfundon kontrata në qershor të vitit 2025.
Në Arabinë Saudite e kërkojnë vazhdimisht 32-vjeçarin, por tashmë sipas “The Sun” bëhet me dije se dhe PSG është hedhur në sulm për shërbimet e tij. Parizienët po mendojnë seriozisht për këtë transferim dhe tashmë kanë nisur punën.
Kalimi i egjiptianit në Paris do të shtonte konkurencën në sulm dhe eksperienca e tij do të lehtësonte punën e Luis Enriques.