“Është një legjendë dhe një mik i mirë. Nuk di se çfarë të them, kam parë ndeshjen dhe tifozët që e përshëndesnin. Është një legjendë për klubin dhe futbollin italian”. Sulmuesi i Liverpulit dhe ish-lojtari i Romës, Mohamed Salah, flet kështu për lamtumirën e Daniele De Rosit nga ekipi verdhekuq.

“Ka bërë gjithçka për Romën, ka bërë shumë sakrifica – ka shtuar egjiptiani -. Dua ta falënderoj, është një nga më të mirët dhe e kam shumë për zemër. Nëse do të vinte në Premier? Do të dëshiroja shumë që të vinte këtu, por nuk e di sa e mundshme është. Është i mirëseardhur, i uroj gjithë të mirat”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb