NGA: ZONJA VJOLLCA
250 gr kërpudha
1 qepë e vogël
2 lgj vaj ulliri
1 thelpi hudhër
100 gr krem djathi
100 gr salcë kosi
½ tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi

Pastrojmë kërpudhat dhe i presim në kubikë. Ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim kërpudhat për 5 minuta, më pas shtojmë qepën e grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 5 minuta të tjera. I rregullojmë kërpudhat me kripë dhe piper të zi. Ndërkohë lajmë mirë majdanozin, këpusim gjethet dhe i presim ato imët. Kullojmë kërpudhat në një kullesë dhe i lemë të ftohen. Më pas i përziejmë kërpudhat me kremin e djathit, salcën e kosit dhe majdanozin. E rregullojmë përsëri me kripë dhe piper duke kontrolluar shijen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: