Nga: ZONJA ENEIDA
400 gr patëllxhanë
2 lugë tahini
3 thelpinj hudhra
4 lugë lëng limoni
1 lugë piper të kuq
100 gr djathë të bardhë
Vaj ulliri
Majdanoz për servirje
Kripë
Patëllxhanet i shpojmë me pirun, i lyejmë me vaj dhe i pjekim me 190 gradë për 30 min. Më pas i lëmë të ftohen, u heqim lëkurën dhe i bëjmë copa-copa. Në një tas shtojmë patëllxhanët dhe gjithë përbërësit. I trazojmë dhe i servirim me vaj ulliri lart.