Nga: ZONJA VJOLLCA*
SALCE SPECI ME ULLINJ

4-5 speca të pjekur
Lëkura e një limoni
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle fara koriandër
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
200 gr ullinj jeshil pa bërthamë
Koper

Fillimisht vendosim specat e kuq të piqen më pas largojmë farat dhe lëkurën. I vendosim specat e pjekur me vaj ulliri, lëng limoni, fara koriandre, kripë dhe piper në mikser dhe i frulatojmë mirë. E vendosim salcën e specit në një tas dhe e trazojmë me ullinjtë jeshil duke vendosur për dekor një degë koper.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb