Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin Open në News 24, duke folur për dosjen e Sali Berishës, tha se ish-kryeministri ka bërë krimin me duart e veta.

Hila u shpreh se SPAK është një krijesë amerikane. Ai tha se i vjen keq që ka presione politike mbi SPAK, duke shtuar se presioni i parë ndaj Strukturës së Posaçme ka qenë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Dritan Hila: Nuk kemi kompetencat për të njohur dosjen. Unë do rezervohem që të flas për dosjen, sepse aty ka prokurorë serioz që kanë punuar. Më vjen keq që ka presion mbi SPAK. Presioni i parë është bërë nga Berisha dhe Meta. Të përmendësh dy citime që ka bërë Rama, e nga ana tjetër kemi parë se SPAK-ut i thuhet SKAP.

SPAK është krijesë amerikane dhe është krijuar për të goditur korrupsionin. Drejtësia duhet të flasë. Përmendja e atyre shifrave, mua më duket brenda humanes. Sali Berisha është një personazh politik historik, por ka bërë krimin me duart e veta, duke sulmuar kundërshtarët, duke dhënë vendime për kundërshtarët. Ata shpenzime ja ka bërë dhëndri, unë mendoj se është humane. Por, për më tepër duhet të flasë drejtësia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb