TIRANE-Ish- kryeministri Sali Berisha kishte premtuar kohë më parë se do e ngrinte kullën e tij në fshatin e lindjes, në Viçidol.

Kulla e përfolur shumë, sidomos gjatë kohës që strehonte luftëtarët e UÇK po ngrihet e re.

Sipas të përditshmes ‘Shekulli’, punimet po i ndjek nga afër i biri i kryeministrit, Shkëlzeni.

Berisha është larguar prej kullës trekatëshe që në moshën 14-vjeçare dhe kthehej gjithmonë e më rrallë atje. Madje dhe vizitat e ish-kryeministrit në Tropojë kanë qenë shumë të rralla. Gjatë kohës që ishte në qeveri, në 8 vitet e kaluara ai u kthye në Tropojë vetëm dy herë. Ai fillimisht ishte në vitin 2009 e më pas në vitin 2013 për të kërkuar votat e bashkëfshatarëve të tij. Ndërkohë që kanë qenë më të shpeshta vizitat e bashkëshortes së tij, Lirisë dhe fëmijëve, Argitës dhe Shkëlzenit.

Ky i fundit ka postuar edhe një video nga vendi i lindjes së babait dhe ka marrë shumë urime për kullën e re nga njerëzit.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb