TIRANE

Është shoqëruar me replika të forta seanca dëgjimore e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj te Komisioni i Medias dhe Edukimit. I pranishëm në seancë deputeti demokrat, Ervin Saliani i kërkoi shpjegim ministrit Lleshaj për ndërhyrjen e policisë brenda auditorëve të Universitetit.

Saliani i tha Lleshajt që nga gjeneral është kthyer në një ushtar të kryeministrit dhe jo të ligjit.

Ervin Salianji: Zoti ministër nuk po bëjmë filozofi të së drejtës, as të ligjit e akoma më shumë, që ju si minister të gjykoni ligjin si po e gjykoni, ju e zbatoni ligjin nuk e gjykoni, akoma më keq edhe nëse jeni të paditur injoranca ligjore nuk është justifikim. Mosnjohja e ligjit nuk ju shmang ju nga përgjegjësia penale. E thotë neni 5 i arsimit të lartë, ku thuhet se cënimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë, ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Keni vetëm një shkrese, e vetem sipas kësaj shkrese ju keni ndërhyre. Por ai ka tager mbarëvajtjen financiare dhe autoriteti me i lartë akademik dhe perfaqesuesi ligjor i tij është rektori.

Pse nuk e keni marrë drejtorin e Policisë së Shtetit? Ne ju kemi thirrur në mënyrë specifike, as Hekuran Isai nuk ka guxuar ta bëjë këtë, a e keni dhënë ju urdhrin, apo një titullar më i larë se ju që mund të jetë Kryeministri? Keni dijeni ju, apo thjesht e morët vesh më pas, dhe dolën në mbrojtje, jo në hetim si duhet të bënit. Ku pasi reagon opozita, mediat e çdo institucioni tjetër, detyra e një ministre është të bëjë hetime, e të dalë me përfundim për të dalë me pergjëgjesi, apo për të hequr nga përgjegjësia. Po ju personalisht, meqë keni qenë gjeneral i Republikes dhe nuk besoj se do ktheheni ne ushtar te kryeministrit dhe jo te ligjit

Lleshaj: Faleminderit për gjithë metaforat, edhe për kohën që i kushtuat iluminimit tim në cështje të rëndësishme sic i konsideroni, ju dëgjova me respekt. Shkresa ka shkuar të marrë si drejtoria e Policisë

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb