Ervin Salianji, në deklaratën për mediat tha se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj është një trafikant ndërkombëtar droge.
Ai tha se në bazë të ligjit antimafia, duhet që të bëhet hetim pasuror për të dhe për vëllanë e tij. Salianji deklaroi se SPAK duhet të bëjë një hetim pasuror për ish-ministrin Fatmir Xhafaj.
“Kam bërë kërkesë në SPAK për hetim pasuror për Fatmir Xhafajn. Agron Xhafaj ka bërë trafik ndërkombëtar droge. Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal. Janë të gjithë nëpër Sky.
Gjyqtari Artan Gjermeni ka dalë në përgjimet e Sky. Të gjitha faktet do të dalin dhe do i vërtetoj edhe nga burgu. Duhet të bëhet hetim pasuror për Fatmir Xhafajn”, deklaroi Salianji.
(Balkanweb)