KORCE 

Sot në Korçë po mbahet nata e katërt e festës së birrës, ku më e preferuara ndër ta mbetet Birra Korça.

Në “Shtëpinë e Birrës” po shijojnë Birrën Korça personalitete të politikës, të artit, biznesmenë, diplomatë e figura të tjera të kombit tonë e jo vetëm.

Një nga figurat kyçe në Partinë Demokratike Ervin Salianji në një prononcim për “News 24” deklaroi se Birra Korça mbetet mbretëresha e birrave shqiptare. Ai tha se Birra Korça dhe qyteti i Korçës janë të pandara, ata ecin së bashku në rrugën drejt dëfrimit dhe madhështisë së biznesit e qytetarisë.

Ervin Salianji theksoi se të gjithë qytetarët e rajonit të Korçës duhet të ndihen krenarë për Birrën Korça, për këtë investim, që i ka falur kësaj zone një prej festave më të magjishme në të gjithë Republikën.

Kjo është një festë e mrekullueshme. Edit Durham ka thënë se Korça është qyteti më i qetë në Ballkan. Birra Korça është një birrë e mrekullueshme. Birra Korca dhe qyteti i Korçës ecin bashkë, përfaqësojnë njëra-tjetrën, në këtë rajon që ka të gjithë trashëgiminë e mundshme historike e kulturore. Të gjithë qytetarët duhet të ndihen krenarë për çfarë është bërë për Korçën dhe qytetin tonë. Kjo është magjia e festës, magjia e sipërmarrjes së lirë”, tha Ervin Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb