TIRANE

Këshilli Kombëtar i PD shpalli sot listën fituese të anëtarëve të kryesisë, ku disa emra të njohur brenda partisë mbetën jashtë saj. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se sipas rezultateve të dala nga numërimi i votave jashtë anëtarësisë mbeten Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Roland Bejko dhe Gert Bogdani. Por, sipas statutit të Partisë Demokratike, 30 % e forumeve duhet të jenë femra dhe për këtë shkak emrat e mësipërm janë zëvendësuar nga Grida Duma, Dhurata Çupi, Izmira Ulqinaku dhe Orjola Pampuri.


Ajo që bie ne sy është ngelja jashte listës e Ervin Salianjit që perveçse deputet mbante dhe postin e Sekretarit për Aksionin Qytetar në PD, pozicion që u shkri me ndryshimet statutore.


 Lista


Dhurata Cupi
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Eno Bozdo
Fatbardh Kadilli
Flamur Noka
Florian Mima
Grida Duma
Izmira Ulqinaku
Jamarber Malltezi
Jorida Tabaku
Kreshnik Collaku
Oerd Bylykbashi
Oriola Pampuri
Tomorr Alizoti

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb