TIRANE

Në përfundim të procesit gjyqësor në gjykatën e Tiranës, ish deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh se gjykatat e prokuroria po përdoren sot si kërbac, për të varrosur cështje të nxehta. Salianji tha se cdo deputet i vendosur në parlament, që nuk njihet e nuk ka asnjë kontribut publik, është i vendosur në atë sallë, si garanci për mafian, për të numëruar vota e pamundësuar zgjedhje të lira.

“Jam në një tjetër proces gjyqësor ku për fat të keq politikanët e lartë të PS, e përdorin për të bërë tymnajë dhe për të shmangur nga përgjegjësia e tyre cdo abuzim, apo cdo lidhje me krimin. Është e qartë sot që Edi Rama nuk largohet nga pushteti, sepse ai është kolateral i pushtetit të mafias, ku është Rama sot është një trafikan apo mafioz, ku është Vangjush dako, është një trafiknat apo mafioz, pushteti i Edi Ramës sot është pushtet i mafias, dhe mafia kontrollon si c’ka dalë qartazi në cdo denoncim të faktuar që ne kemi bërë, që kontrollojnë cdo instancë shtetërore dhe janë të vendosur në shërbim të plotë të kriminelëve dhe të banditëve, të cilët interes kanë pasurimin personal në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Është e qartë sot që cdo deputet që nuk njihet në Kuvend dhe nuk ka asnjë kontribut publik është vendosur si garanci për mafian për të numëruar vota e pamundësuar zgjedhje të lira. Është e qartë për cilindo që pushteti i fëlliqur i Ramës është në fund. Për fat të keq, gjykatat e prokuroria po përdoren si kërbac, për të varrosur cështje të nxehta. Do ta bëjmë Shqipërinë një vend ku qeveria është shërbëtore e qytetarëve dhe jo e interesave të krimit.” – u shpreh Salianji.

Ish deputeti Salianji ka paditur në gjykatën e Tiranës, kreun e grupit të PS, Taulant Balla, për udhëtimet e këtij të fundit me Edmond Begon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb