KORÇË- Kandidati i PD-së për deputet në Korçë Ervin Salianji ka denoncuar disa zyrtarë dhe komisionerë të PS-së për presion ndaj votuesve.

Sipas tij, Artan Fraolli, kryetar i PS Sheqeras dhe Skënder Nakoleci i LSI-së janë komisionerë dhe porosisin njerëzit për të votuar. Për këtë arsye përfaqësuesit e PD-së kanë kërkuar ndërprerjen e votimit.

“Shkëlqim Nakoleci, kryetar i PS Sheqeras, kërcënon komisionerët dhe votuesit. Jemi detyruar të bllokojmë procesin”, ka deklaruar Salianji.

Po kështu, Salianji thotë se në Veliternë, procesi i votimit është bllokuar sepse 20 persona të administratës së PS rrinë tek hyrja për të ndikuar tek zgjedhësit.

“Në Orman, Behar Kreka ka votuar hapur për PS. Komisionarët tanë e kanë nxjerrë të pavlefshme dhe i ka kërcënuar. Ata po bëjnë kallëzim penal”, tha Salianji.

Orman

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: