Deputetja e PD Dhurata Çupi, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se opozita vazhdon të mendojë se Ervin Salianji është i burgosur politik.

Çupi zbuloi se ajo dhe kolegë të saj nga opozita e kanë takuar Salianjin në qeli. Ajo shtoi se në burg kanë biseduar për aksionin opozitar dhe zgjedhjet e vitit 2025. Çupi u shpreh se ka besim se një ditë drejtësia do të vihet në vend.

Dhurata Çupi: Ervin Salianji është i burgosur politik. Ka një rrëshqitje të rëndë nga parimet e dhënies së drejtësisë në rastin e tij. Ne sot kemi figura opozitare me dënime të pastra politike. Unë dhe kolegë të mi e kemi takuar Salianjin në qeli dhe biseduam për zgjedhjet e 2025, si dhe aksionin opozitar.

Kishte optimizëm tek z.Salianji. Edhe Salianji mendonte se dënimi është i pastër politik. Do ketë një moment, kur drejtësia do vendoset. Por, kjo drejtësi duhet të ndodhë sa më shpejt. I vetmi i fuqishëm sot në Shqipëri është z Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb