TIRANE- Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të Sigurisë është shoqëruar me debate lidhur me çështjen e azilkërkuesve. I ashpër ka qenë reagimi i deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili tha se “kampet e refugjatëve nuk mund të pranohen si haraç për harakirin e Ramës në qeverisje”.

Teksa ka komentuar deklaratën e bërë nga zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, për median gjermane “ZDF”, se “Shqipëria ka kapacitet të presë deri në 600 mijë refugjatë”, Salianji thotë se integrimi i Shqipërisë në BE nuk është “një këmbim”.

“Integrimi nuk është një këmbim, se meqë po mbajmë Xhafajn ministër, meqënëse e kemi Saimir Tahirin të padënuar, meqënëse duam të mbajmë lidhje me krimin, meqënëse nuk e luftojmë dot kriminalitetin, meqënëse duam të kapim drejtësinë, meqënëse e kemi shkatërruar Gjykatën Kushtetuese, meqënëse duam të shkatërrojmë dhe parlamentarizmin na sillni 600 mijë refugjatë”, tha deputeti Salianji.

REAGIMI I DEPUTETIT SALIANJI NE KOMISIONIN E SIGURISE
“ISIS dhe kampet e refugjateve nuk mund te pranohen si haraç per harakirin e Rames ne qeverisje.
Integrimi fitohet kur fitohet lufta ndaj korrupsionit e krimit”

Tani pse duhet te krijoni sherr? Se nuk gjeni dot argumentat!
Ne po qartesojme argumentat tona, ju nese e keni vendosur dhe do ngrini doren ne fund nuk ka asgje te keqe. Ju e keni shumicen, por te pakten qytetaret te bejne dallimin mes asaj qe ju mendoni dhe asaj qe mendojme ne se jane aryset kryesore qe shkojne ne kete drejtim. Tha zoteria pak me pare se “pse e ngrini ju situaten”, po padyshim qe do te themi realitetin, se Shqiperise nuk i vijne problemet pse ne i ngrejme ato por per shkak te keqqeverisjes qe sjell keto problematika te perditshme.

A keni ju shqetesom si dhe ne per lajmin e dale per strehimin e refugjateve! Ne jemi Komisioni i Sigurise Kombtare, kjo eshte emergjence kombtare.

Zv Ministri Hodaj ne kanali ZDF, nje prek kanaleve me te rendesishme Gjermane, thote se “nese na kerkohet ne kembim te hapjes se negociatave ka thene se Shqiperia eshte gati te pranoje refugjatet nese jepet statusi”.

Integrimi nuk eshte nje kembim, se meqe po mbajme Xhafajn minister, meqenese e kemi Saimir Tahirin te padenuar, meqense duam te mbajme lidhje me krimin, meqenese nuk e luftojme dot kriminalitetin, meqenese duam te kapim drejtesine, meqenese e kemi shkaterruar Gjykaten Kushtetuese, meqenese duam te shkaterrojme dhe parlamentarizmin na sillni 600 mije refugjate.

Ky nuk eshte nje debat parimor, se nese eshte nje debat parimor dhe ne nuk jemi kunder emigranteve sepse secili prej jush apo nesh ka familjare qe kane shkuar ne vende te Bashkimit Europian.
Ky nuk eshte nje debat parimor, ne themi se 600 mije emigrante te cileve iu eshte refuzuar azili ne vendet e BE, kurre nuk mund te vijne ne Shqiperi, pavaresisht deshires sone te mire, jo e jo si kembim per statusin. Por nuk mund te vijne se ne nuk kemi kapacitete te luftojme kriminalitetin keshtu sic eshte sot, krimin shqiptar te lidhur koke e kembe me politiken ne nuk po e luftojme dot, jo me te kemi kapacitet te mbajme 600 mije emigrante dhe ate qe flasim per terrorizem ne.

Nuk flasim per keta qe jane emigrante pavaresisht se shumica e tyre jane azilante te refuzuar nga BE. Keta kane nje problem, por po flasim dhe per dicka tjeter se ju ketu thoni nuk ka, Ju jeni Pro apo Kunder? E keni ju kete shqetesim? Qe nese ketu vijne ish luftetare te ISIS, se jane qe qarkullojne dhe i thote Zv Ministri Brendshem, se ai me shume ne dijeni sesa ju, ta ngrejme shqtesimi te perbashket!

Ne nuk duam sherr as konlikt, ne duam qe qytetaret te degjojne argumentat e dyjave paleve . nuk besoj se ka shqiptar qe thote apo mendon se 600 mije emigrante me problem be vendin e tyre do ti marrim ne.

Ka nje rruge tjeter sesi merret statusi, luftoni krimin, forconi institucionet, degjoni mendimin ndryshe, respektoni procedurat e parlamentarizmit, dhe krijoni Gjykaten Kushtetuese, luftoni korrupsionin. Ketu nuk ka nnje zyrtar te Partise Socialiste apo me te larte si Minister, drejtor te pergjuitheshem e zv minister por nuk ka nje specialist te PS te arrestuar.

Pse kaq e paster qenka Shqiperia sa nuk paska njerez te shkojne ne burg. Ka vetem njerez qe luftohen politikisht nga gjykatat dhe prokuroria. Prokuroren e keni ne xhep. Ministri e perdor prokurine dhe policeine per te mbrojtur vellane e vet, per ta cuar pas 15 vitesh ne Itali nderkohe qe duhet te hetohej ketu per trafik droge, sic nuk e doni sot ministrin e brendshem me ligjin antimafia si subjekt te ligjit.

Pse nuk kenu ju nje njeri tjeter, ne po themi te largohet ky zoteria sepse po tradhetoni shqiperine dhe interesat kombatre sepse po dalin deputet gjermae dhe thone se tahiri eshte problem i integrimit.
Pse duhet ta mbyllim, ne jemi deputet e kuvendit te shqiperise, puna jone eshte te diskutojme rreth kesaj. Nese nuk forcojme ligjin ju prodhoni sa te doni dhune. Dhuna ne familje nuk eshte problem I ligjit se ligje ka, problem eshte zbatueshmeria e ligjit, sepse ata qe jane sheaf komisiariate kur kane nje ankese nga zonja, sic eshte dhe rasti ne fjale, vejne dhe ju kerkojne favore seksuale, dhe ngjarja qe ndodhi para nje jave kur zonja qe ishte ankuar ne polici u vra, pasi policia nuk mori asnje mase. Ca te themi ne tani, hajde se po prodhojme ca copa letrash nderkohe qe shqiperia po vete keq e me keq.

Ne po diskutojme per keto qe jane shkaqe kryesore te dhunes ne familje. Po a mund te thoni ju qe jeni zonja qe kryeministri tallet neper keto aengjet qe ben megrate dhe zonjat.

Edi Rama eshte dhunesi me i madh, ben gastorin duke u tallur me grate e dynjase dhe me ata qe ka neper takime. Ketu eshte themeli, tani hajdeni ta votojme dhe hajd te themi dhe ne qe jemi dakort. Problemi eshte Rama dhe qeverisja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb