TIRANE

Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se polici i arrestuar në Malësinë e Madhe për ngacmimin seksual ndaj një 15-vjeçareje ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi, por u rikthye nga Rilindja gjatë zgjedhjeve.

Salianji shprehet se Shumë prej grave dhe vajzave  e kanë denoncuar ne komisariat policin Berhan Bajrakurti, por policia i ka shpërfillur dhe nuk ka marre asnjë herë denoncimet e tyre.

“Sot ekzistojnë prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit”- shkruan Salianji.

Statusi i plotë:

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

52113271 2155255651163566 8371960612271423488 N
52113271 2155255651163566 8371960612271423488 N

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb