Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kaluar natën parë në burgun e Fierit, pas dënimit nga Gjykata e Apelit me 1 vit heqje lirie.
Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se Salianji do të vijojë betejën ligjore nga burgu, ndërsa pritet edhe rekursi në Gjykatën e Lartë në lidhje me vendimin për dënimin e tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.
Sa i përket postit të tij, si deputet i Korçës, fillimisht Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit të Salianjit, çka ende nuk është bërë. Më pas njoftohet KQZ dhe deputeti i cili zëvendëson Salinjin, sipas listës shumë emërore të dorëzuar nga PD në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa mbi pozicionin si drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Salianji ka thënë se do ta drejtojë zonën e tij elektorale nga burgu, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të veprohet nga strukturat e PD.
(BalkanWeb)