Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 13.20, për të shqyrtuar kërkesën e deputetit të PD, Ervin Salianji për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 1 vit burg.

Sokol Binaj është caktuar relator i çështjes, sipas shortit të hedhur. BalkanWeb mëson se kërkesa do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, në Gjykatën e Lartë.

Gjykata E Larte Per Salianjin
Gjykata E Larte Per Salianjin

Avokatët mbrojtës së deputeti demokrat pretendojnë se janë kryer shkelje në burgosjen e shpejtë të Salianjit duke mos pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjithashtu, avokatët theksojnë se në dosjen në ngarkim të Ervin Salianjit nuk ka prova fajësie.

Gjykata e Apelit la në fuqi në 26 shtator, vendimin e shkallës së parë për Ervin Salianjin. Ligjvënësi demokrat u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës dhe për rrjedhojë u shoqërua në ambientet e vuajtjes së dënimit në Burgun e Fierit, të shtunën e kaluar.

Salianji e konsideroi të motivuar politikisht dënimin e tij dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për ndërhyrje te organet e drejtësisë. Ervin Salianji u gjet fajtor nga dy shkallët e gjyqësorit për kallëzim të rremë në rastin e denoncimit publik ndaj Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb