Përmes një postimi në facebook, ish deputeti i PD, Ervin Salianji, shkruan se Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët dhe interesat e tyre!. Për demokratin Salianji,  parlamenti sot i shërben pasurimit të pak qeveritarëve dhe zhvatjes dhe gllaberimit të djerses dhe gjakut të shqiptarëve.

Në përfundim të statusit të tij, ish-deputeti Salianji apelon të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë më 11 maj, në protestën e paralajmëruar të opozitës për të treguar që sovrani është populli.

Postimi i plotë:

Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët dhe interesat e tyre! I shërben pasurimit të pak qeveritarëve dhe zhvatjes dhe gllaberimit të djerses dhe gjakut të shqiptarëve, në 11 Maj të mblidhemi të gjithë bashkë, të tregojmë që sovrani është populli!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb