TIRANË

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji e shikon komike deklaratën e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të bërë sot, një ditë pas protestës së opozitës.

Salianji shkruan në “Twitter” se dje Lleshaj helmoi popullin me gaz por sot i shkriu shqiptarët gazi.

“Lleshaj na mbyti me gaz, dje nga frika helmoi popullin me gaz helmues, sot me servilizmin deri në budallëk shkriu shqiptarët gazit ?”, shkruan Salianji.

Salianji Tw
Salianji Tw

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë sot para mediave ku tha se protesta e djeshme pati më tepër dhunë, çka tregon sipas tij dëshpërimin e organizatorëve, të cilët i akuzoi dhe për një plan sulmi ndaj institucioneve.

Lleshaj numëroi sipas tij, shkeljet e bëra gjatë protestës së djeshme, madje duke akuzuar përfaqësuesit e opozitës edhe për thirrje antikushtetuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb