TIRANË

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për sigurinë në vend dhe studentët.

Salianji e quan Lleshajn një pupac dhe një ushtar Shvejk të kryeministrit Edi Rama dhe jo ushtar të Republikës.

Ndërsa i numëron ngjarjet kriminale të ndodhur së fundi, ai thotë se Sandër Lleshaj do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të Universiteteve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës.

STATUSI I SALIANJIT
Lleshaj, Shvejku i Ramës jo ushtari i Republikës!
Kur je pupaci i shefit, zgjedh pa problem të kesh partner krimin, jo studentët, zgjedh interesin personal për pushtet të KM dhe jo Kushtetutën dhe ligjin!
Në Durrës bandat plaçkitin shtëpinë e biznesmenit dhe i marrin peng edhe fëmijën
Në Fushë-Krujë, pak km larg aeroportit të vetëm, maskat dalin duke terrorizuar dhe plaçkitur në mes të rrugës
Dy gra aksidentohen me vdekje për shkak të mungesës së sinjalistikës, qindra familje të tjera anembanë Shqipërisë jetojnë nën terrorin dhe vjedhjet e bandave
Grupet më të fuqishme kriminale vazhdojnë të qetë aktivitetin. 3 të vrarë në Elbasan në atentat mafioz
Ai që hesht është pupaci i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme.
Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrori psikologjik ndaj studentëve protestues. Është ministri që do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të Universiteteve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës!
Pupaci ushtar i Edi Ramës është ministri, i cili nuk ka folur asnjëherë të vetme për revanshin e krimit ndaj shtetit, për korrupsionin gjigand, për rendin dhe sigurinë!
Të trajtosh studentët si kriminelë dhe kriminelët si partnerë është zgjedhja e anës së gabuar.
Në demokraci, politikani ka frikë ligjin dhe qytetarët, ministri i brendshëm i republikës duhet të kujdeset për rend dhe siguri, duke nisur nga sigurimi i protestës së qetë të studentëve. Lleshaj ka zgjedhur të jetë Zhvejku i Ramës dhe jo ushtari i Republikës!

Salianji Fb
Salianji Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb