Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka takuar ministrin për investimet e huaja në Maqedoninë e Veriut, Bardhyl Dauti. Duke postuar në “Facebook” një foto krah ministrit maqedonas, Salianji shprehet se Maqedonia e Veriut, ndonëse një shtet me probleme në shtetformim dhe ndërtim institucionesh, i ka rritur me 200% investimet e kompanive të huaja.

“Për fat të keq, shkruan Salianji, në Shqipërinë tonë që e duam dhe na dhemb të gjithë shqiptarëve, në çdo anë kufijsh janë larguar kompani prestigjioze dhe kudo ekzistojnë vetëm PPP e zhvatjes së qytetarëve”.

“Me Bardhyl Dautin, Ministër për investimet e huaja në Maqedoninë e Veriut ?? ?? Në çdo rast dhe pavarësisht prej bindjeve partiake apo ideologjikë investimi tek njerëzit e dijes dhe me formim perëndimor është i duhuri.

Maqedonia e Veriut një shtet me problemet e veta në shtetformim dhe ndërtim institucionesh i ka rritur me 200% investimet e kompanive të huaja. Pothuajse çdo markë ndërkombëtare është e pranishme, mijëra vende pune janë hapur nga kompani prestigjoze ndërkombëtare.

Për fat të keq në Shqipërinë tonë që e duam dhe na dhemb të gjithë shqiptarëve në çdo anë kufijsh janë larguar kompani prestigjoze që operonin në banka, telekomunikacion, hoteleri, hidrokarbure. Kudo ekzistojnë vetëm PPP e zhvatjes së qytetarëve dhe largimi masiv i shqiptarëve drejt emigracionit”, shkruan Salianji.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: