KORÇË

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pohoi se i vetmi qytetar që duhet të jetë i frikësuar në Shqipëri, është kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim nga Korça për News 24, Salianji pohoi se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi penale.

Duke folur për propozimet e shefit të qeverisë, i cili tha se do të këtë ashpërsi në Kodin Penal për ata që bllokojnë rrugët, ish-deputeti Salianji tha se ky është një provokim ashtu siç po bën Maduro ndaj qytetarëve të tij në Venezuelë.

“Ju e shikoni që është një përshkallëzim i protestave. Është një bllokim i akseve nacionale në mënyrë simbolike në të gjithë Shqipërinë për të treguar se Edi Rama e ka bllokuar rrugën e Bashkimit Evropian dhe po e trajton Shqipërinë si një pronë personale. Me protestën e sotme, qytetarët i janë bashkuar protestës sepse bllokimi i përditshëm që qeveria u bën qytetarëve shqiptarë nuk është asnjë gjë në lidhje me protestën 2 orëshe. E vetmja gjë që di me siguri është që Edi Rama do të mbajë përgjegjësi penale jo vetëm për shkatërrimet dhe vjedhjet, por edhe për periudhën që është në agoni politike. Pa diskutim, që këto kërcënime janë njësoj si të Maduros në Venezuelë pasi i shtypi protestuesit, paralajmëroi burgosjen. Nuk ka asnjë qytetar të arrestuar nga protesta opozitare.  I vetmi që ndihet i frikësuar deri në palcë është Edi Rama, i cili nga frika e vet flet budallëqe që nuk i beson as vetë”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: