Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24, deklaroi se deputetët e opozitës të enjten do jenë pa mandate në protestë. Por në kundërpërgjigje, deputeti i PS-së Alket Hyseni tha se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Ai la të kuptohet se do jenë ndërkombëtarët ata që do “kapin prej veshi” opozitarët.

Ervin Salianji: Thërrasim ne popullin në protestë dhe ne jemi qytetarë të këtij populli. Të enjten kemi për të lënë edhe mandatin do jemi pa imunitet. Do jetë si protesta e kaluar

Alket Hyseni: Nuk e uroj as nuk e besoj që këta i dorëzojnë mandatet. Këta mendoj që duke dalë shoku Enver me filozofi piromane mendojnë se hiqet mandati. Mandati nuk hiqet në mënyrë kolektive e dinë shumë mirë. Këta e dinë që nuk i lënë, ka faktorë edhe më të rëndësishëm se sa PS. Këta e dinë që i kapin prej veshi dhe i çojnë të votojnë reformën. Kushtetuta nuk e lejon

Ervin Salianji: PS sot flet edhe në emër të opozitës, këta mendojnë se janë parti shtet
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb