TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji paralajmëron se një nga Partia Socialiste do përfundojë në burg.

Ai i referohet çështjes së denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë në prani të dy deputetëve socialistë Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.

Duke kujtuar precedentët, Salianji shkruan se këtë herë ‘Rrahmoni do shkojë në burg për Ballën”.
“Sa herë Rama përmend “Babalet” dhe përpiqet të ironizojë, dikush i përfundon pas hekurave për të shpëtuar disa të tjerë. Herën e parë shkoi në burg Geroni për të shpëtuar Xhafajn, këtë herë Rrahmoni për të shpëtuar Ballën!”, shkruan Salianji.

Salianji Fb
Salianji Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb