TIRANE- Në debat e sipër tek Komisioni i Shëndetësisë, teksa hidhte akuza për pronarin e “Toyota Yars” ku u gjetën 3.4 mln euro, deputeti i PD-së, Ervin Salianji debatoi fort me socialistet Elisa Spiropali.

Ndërsa ajo e ftonte të fokusohej tek ligji që po diskutonin për dhunën në familje, Salianji tha se kishte edhe për të një dokument por nuk do ta publikonte sot.

Spiropali: Nuk ka për të lënë njeri të besh sherr këtu

Salianji: Për ju kam një dokument nga Italian, por nuk do e nxjerr sot. Për ju zonjë, do e nxjerr një ditë tjetër, për familjarët dhe ju personalisht. Më lër të përfundoj që të mos merrem me atë që ke hall ti
Spiropali: Kush jeni ju more, që paskeni dosje?
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb