SHKODER

Në mbështetje Bardh Spahisë në Shkodër, ish deputeti Ervin Salianji e konsideroi një provokim për opozitën arrestimin e kolegut të tij pak ditë më parë. Salianji tha se është e paimagjinueshme se si përdoret politikisht policia e prokuroria, për të intimiduar apo kërcënuar politikisht opozitën e përfaqësuesit e saj.

“Neveria është e shpifur përtej cdo litimi, është e paimagjinueshme se si përdoret politikisht policia e prokuroria e padiskutim në shumë raste edhe gjykata shpresoj mos jetë rasti i sotëm, për të intimiduar apo kërcënuar politikisht opozitës e përfaqësuesit e saj. Nuk ka ndodhur prej vitesh të ketë arrestime politike. Këta janë arrestime mirëfilli politike.

Është një rast provokimi ndaj opozitës dhe ndaj shoqërisë i Ramës për të krijuar tension artificial dhe për të luajtur me nervat e opozitës, për ta cuar në përplasje. Përplasja është i vetmi interes i Ramës, e vetmja mënyrë se si mund t’i shpëtojë me amnisti ndëshkimit nga abuzimi i këtyre 6 viteve. Rikthej edhe një herë në memorie të shqiptarëve opozitën e Edi Ramës.” -u shpreh Salianji, ndërsa theksoi se këto janë akte dëshpërimi të partive që duan të marrin me dhunë pushtete që nuk i takojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb