TIRANE

Në një postim në facebook, deputeti i PD Ervin Salianji shkruan se protestës më masive qytetare po i bashkohet edhe policia.

“Policia po bashkohet me qytetarët! Thirrjeve politikë të Ministrit dhe KM policia po i përgjigjet me mosveprim dhe me ndihmë ndaj protestuesve! Ende pa filluar, protesta i dha efektet e para! Policët që janë nxjerrë në rrugë për të kontrolluar protestuesit po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta, vetë efektivet duan ti bashkohen protestës së qytetarëve!” shkruan Salianji ndërsa shton se drejtuesit politike të Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur t’i shërbejnë verbërisht krimit dhe padronëve policët e thjeshtë kanë zgjedhur anen e qytetareve.

Postimi i Plotë:

E pangjarë, protestes më masive qytetare po i bashkohet edhe policia!
Policia po bashkohet me qytetarët!
Thirrjeve politikë të Ministrit dhe KM policia po i përgjigjet me mosveprim dhe me ndihmê ndaj protestuesve!
Ende pa filluar, protesta i dha efektet e para!
Policët që janë nxjerrë në rrugë për të kontrolluar protestuesit po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta, vetë efektivet duan ti bashkohen protestës së qytetarëve!
Ndërkohë që drejtuesit politike te Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur ti shërbejnë verbërisht krimit dhe padronëve policët e thjeshtë kanë zgjedhur anen e qutetareve, sepse njesoj si qytetarët e tjerë efektivët paguhen keq dhe trajtohen edhe me keq duke qënë mes zjarrit të krimit dhe tradhëtisë së eprorëve politike!
Sot në 11, të gjithë në Bulevard, eja edhe ti, në këmbë për Shqipërinë ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb