TIRANË

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin në Devoll duke e bërë në një lokal, për shkak të frikës nga përballja me qytetarët.

Salianji nxjerr kërkesën për leje të kryetarit të PS drejtuar Bashkisë së Devollit të bërë një ditë më parë dhe më pas njoftimin e sotëm që tubimi do bëhet në lokal.

Ish-deputeti i qarkut Korçë shkruan se për taksapaguesit shqiptarë Rama nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!

POSTIMI I SALIANJIT
Rama anulon takimin në Devoll, fshihet tek “Princesha”.
Një ditë më parë kryetari i PS i kërkon Bashkisë së Devollit leje për të tubuar në sheshin para Bashkisë. (Foto 1.)
Pasi marrin dijeni që protesta qyetare s’do lejojë asnjë tubim farsë, bëjnë njoftime për t’u futur nëpër lokale periferie. (Foto 2)
Takimet e Ramës janë si koncerte me biletë ku ftohen vetëm servilët e Rilindjes!
Për taksapaguesit shqiptarë ai nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!
Sot në Devoll, qindra qytetarë të organizuar nga “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë” do të ishin në takimet qe Rama i mban të fshehta. Për këtë kanë bërë gjithçka të informohen spiunët e Rilindjes.
Sapo u informuan për revoltën qytetare, Rama e anulloi takimin dhe e kryen atë i mbyllur në qebabtore “Princesha”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb