Ish-deputeti i PD Ervin Salianji nga Korça deklaroi se Edi Rama e ka afër burgun dhe se me burgosjen e tij, Shqipëria do të bëhet si mbarë Europa. Salianji tha se Rama përmend shpesh herë burgun në ligjërimin e tij politik, por se atje do të përfundojë vetë.

“Edi Rama shpesh në ligjërimin e tij përmend burgun. Ne i kërkojmë llogari për arsimin, ai tregon burgun. Ne i kërkojmë llogari për shëndetësinë, ai na tregon burgun. Ne kërkojmë llogari për papunësinë, ai përmend prapë burgun.

Rama e përmend aq shumë burgun, sepse atje do të përfundojë ai dhe klika e tij kriminale që drejton vendin. Ai e ka vendin në burg për krimet që kjo qeveri i ka sjellë shqiptarëve. Vetëm pasi Rama të hyjë në burg, do të çlirohet Shqipëria. Atëherë do të vijë liria e Shqipërisë. Rama ta dijë se lirinë nuk e burgos dot”, deklaroi Salianji nga qyteti i Korçës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: