Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit i PD, Ervin Salianji përmes një deklarate në rrjetet sociale ka treguar se takimi i radhës për prezantimin e strukturave ka qenë në Librazhd.
Salianji shkruan se bashkë me ekipet që do të ngremë në çdo bashki të qarkut të Elbasanit, do të punojmë që jo vetëm zëri i çdo qytetari të dëgjohet fort, por ta shndërrojmë gjithë këtë pakënaqësi qytetare në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike.
Postimi i plotë:
”Librazhd/Ndalesa e rradhës në takimet prezantuese me strukturat dhe simpatizantët e PD ishte qyteti i Librazhdit. Është ndoshta Bashkia simbol ku besimi dhe mbështetja që i është dhënë Rilindjes ndër vite ka mbjellë vetëm varfëri, zhgënjim dhe revoltë.
Bashkë me ekipet që do të ngremë në çdo bashki të qarkut të Elbasanit, do të punojmë që jo vetëm zëri i çdo qytetari të dëgjohet fort, por ta shndërrojmë gjithë këtë pakënaqësi qytetare në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike”, shkruan Salianji.
(BalkanWeb)