Gazetari Igli Çelmeta ka folur në studion e emisionit “Log” në lidhje me çështjen e arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Ai u shpreh se deputeti u vendos në burgun e Fierit, si një institucion i kryerjes së dënimit me kushte më të mira.

Ai zbuloi më tej se Salianji mori vetë nismën për t’u vetëdorëzuar duke telefonuar ditën e djeshme drejtorin e policisë së Tiranës për t’u njohur me procedurat për dorëzimin në mënyrë vullnetare.

“Salianji u vendos në burgun e Fierit për shkak të kushteve më të mira. Ditën e djeshme Salianji ka telefonuar drejtorin e policisë së Tiranës për t’u njohur me procedurat për t’u vetëdorëzuar në mënyrë vullnetare. Ai u njoftua se do të ndiqeshin të gjitha procedurat që u ndoqën ditën e sotme. Gjatë kohës që Salianji po shkonte në drejtorinë e policisë së Tiranës, ai ka pasur edhe ndarjen e fundit me familjarët”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb