TIRANE- Seanca e shkuar e Komisionit të Integrimit u shoqërua me debate të ashpra dhe replika mes Genc Pollos që ka hedhur akuza në drejtim të ministrit Ditmir Bushati pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali si kreu i një bande droge dhe që sipas opozitës ka lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri. Po sot, debatet e një jave më parë ishin ende të freskëta e deputetët vazhduan me të njëjtën linjë.
komisioni i Integrimit

WhatsApp Image 2017-11-06 at 12.11.03
Gazetarja Marsela Karapanço raporton për “BalkanWeb” se që në nisje të mbledhjes se sotme, kreu i komisionit, demokrati Genc Pollo e ka quajtur fjalor prej halabaku atë të përdorur nga ministri Bushati, që një javë më parë e quajti “Salikuq”. Ka mjaftuar kjo që mes tij e deputetit të PS-së, Sadri Abazit të ndizet sërish debati.

DEBATI I PLOTE

Genc Pollo: Fjalori i ministrit një javë më parë ishte fyes dhe fjalor prej halabaku..

Sadri Abazi: Tërhiqe mbrapsht fjalën halabak ndaj ministrit.. Se përndryshe hakabaku je vetëm ti..Vërejtja ime ishte për gjuhën e përdorur nga ministri

Genc Pollo: Faleminderit Zoti Abazi po nuk kemi problem me pallatet dhe ndërtimet pa leje..

Çuçi: Ju përdorët fjalë ofenduese ndaj ministrit të Jashtëm. Ju lutem shumë ë mos vazhdojmë ë me këtë diskutim. Ta mbyllim me kaq këtë histori, ta lëmë pas dere.

Pollo: Propozoj të futet në rend dite një pikë për çështjen e imunitetit dhe mandatit për lidhjet e politikës me krimin

Çuçi: Për çështje që janë jashtë buxhetit 2018 nuk ka vend ë axhendë. Nëse doni të thërrasim dikë për interpelancë, e diskutojmë

Abazi-Pollos: Krimi je ti. Voto çfarë të ka shkruar Luli

DEBATI ME BUSHATIN NJE JAVE ME PARE
Genc Pollo: Thuhet se problemi në Shqipëri nuk është krimi i organizuar, siç e tha ministri, ai ekziston gjithandej, por lidhja e tij me politikën në pushtet. Ky është shqetësim i madh i opozitës, por edhe më gjerë. Gjë që nuk u trajtua, kam përshtypjen, siç duhet.

Ditmir Bushati: Më falni, ju nuk jeni në pozitën as për të më komentuar mua, as për të më vënë notën mua, sepse nuk jemi mësuesi me nxënësin këtu. Kjo është një çështje që ju mund ta bëni në fund kur ju të keni seancën që të bëni komente. Domethënë, dua të mos luajmë me durimin e njëri-tjetrit, sepse unë mund të rri dhe t’ju flas për këto çështje me orë të tëra.

Genc Pollo: Faleminderit për durimin dhe kohën që na vini në dispozicion, zoti ministër! Standardi më i lartë i një komisioni të tillë lipset të jetë ndershmëria, në radhë të parë, dhe pastaj virtytet mund të vijojnë.

Ditmir Bushati: Po, por ju jeni rasti më i keq i kutit të ndershmërisë. Më falni që po jua them.

Genc Pollo: Kjo është e papranueshme, zoti ministër! Ju silleni si halabak.

Ditmir Bushati: Kjo mund të jetë e papranueshme, por ky është qëndrimi im, meqenëse doni të bëni komente mbi njëri– tjetrin.

Genc Pollo: Jeni personi më i papërshtatshëm për atë post dhe për të thënë gjëra të tilla, zoti Bushati.

Ditmir Bushati: Këtë nuk e vendosni ju, këtë e vendos Kryeministri, këtë e vendosin shqiptarët me votë.

Genc Pollo: Po ashtu, edhe kriteri i ndershmërisë.

Ditmir Bushati: Por ju mos u prekni kur unë vë në dukje faktin që paraardhësja juaj ka bërë një punë të paqme dhe të dobishme, sepse në fund të ditës ne duhet të mësojmë nga njëritjetri dhe duhet të çojmë eksperiencën përpara. Mos u xhelozoni! Ka vend për të gjithë.

Genc Pollo: Kriteri i ndershmërisë ka të bëjë me qëndrimin e së vërtetës dhe fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben as ndershmërisë, as publikut.

Ditmir Bushati: Epitete të tilla nuk kanë fare lidhje me mua dhe shpresoj të mos kenë lidhje as me ty, por makthi që ju ka kapur e që flisni për krimin, drogën etj., ju bën të arrini në këto konkluzione. Në rast se ju nuk tërhiqni epitetin që bëtë ndaj meje, sepse unë jam njeri me dinjitet, do ta lë këtë mbledhje, sepse kjo mbledhje duhet të bëhet mbi parimin e etikës së komunikimit. Kërkoni ndjesë të madhe për ndotjen që prodhove këtu…

Genc Pollo: Lëre mikrofonin. Po qe nevoja, do të thërrasim edhe shërbimet e Gardës.

Ditmir Bushati: Lëri shërbimet e Gardës, se nuk i thërret dot ti shërbimet e Gardës.

Ditmir Bushati: …shumë ndjesë për veprimin abuziv të kryetarit të këtij komisioni. Pres ndjesën publike nga ana e tij për t’u rikthyer në këtë komision përballë jush. Jam i gatshëm në çdo orë të ditës, interpelancë, seancë pyetjesh e të tjera. Për sa kohë nuk ka një ndjesë nga ana e kryetarit të këtij komisioni, unë nuk vazhdoj dot të jem në këtë ambient të ndotur nga ana e kryetarit të komisionit. Po jua them edhe një herë tjetër, Saliu u bë 74, u bëftë 100 vjeç! Sali kuqs nuk shkon, ka marrë fund ajo kohë. Faleminderit!

Genc Pollo:
Vazhdoni atëherë. Është fatkeqësi që kemi njerëz të tillë, kolegë socialistë, halabak komplet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb