Nga Zonja Katerina
Përbërësit

2 filxhanë kus kus, 2-3 speca, 1 kastravec, 1 domate, 1 kungull, 1 qepë të thatë, 1qepë të njomë, ½ lugë kurkuma, Vaj ulliri, Lëng limoni,
Uthull balsamike/molle, Kripë, piper.

Përgatitja

Vendosim ujin të vlojë, shtojmë kripë dhe pasi të marrë valë shtojmë kus kusin, e mbulojmë dhe e lemë për 5 minuta mbuluar me kapak ose me pecetë kuzhine.

Ndërkohë përgatisim perimet duke i prerë në kubikë të vegjël. Ndërsa përbërësit e marinadës i trazojmë mirë me njëri-tjetrin.

Në një sallatiere vendosim kus kusin (pasi të jetë ulur temperatura), shtojmë perimet dhe e marinojmë me salcën e përgatitur. E lemë për disa minuta që të marinohet mirë dhe më pas e servirim.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb