Nga: ZONJA KATERINA

1 pako makarona, 6-8 domate të vogla, 1 avokado, 5 lgj vaj ulliri, 3 lgj uthull, ½ filxhan goxhiberri (gojiberry), 1 lgj lëng limoni + cipë, 1 lgj mjaltë, Kripë, piper, Borzilok/ nenexhik

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Ndërkohë presim domatet në kubikë të vegjël (nëse janë domatina i presim në mes) dhe i vendosim në një tas sallate së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë.
Makaronat e zjera i lemë të ftohen pak dhe i shtojmë në tas, i përziejmë mirë dhe në funë shtojmë borzilokun e freskët.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb